Shpërthim në Stamboll, disa të plagosur

10 Dhjetor 2016 - 21:31      

Një shpërthim ka ndodhur në afërsi të stadiumit Vodafone Arena në Stamboll, raporton aa.

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Süleyman Soylu ka deklaruar: "Dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore, pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor. Ka rreth 20 të plagosur. Nuk kam informacion për dëshmorë. Shpresoj që të mos ketë."

Ndërkohë Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Brendshme Süleyman Soylu dhe prefektin e Stambollit, Vasip Şahin ku ka marrë informacione mbi ngjarjen.

Këshilli i Radio Televizionit Kombëtar të Turqisë (RTÜK), ka njoftuar se është vendosur për ndalimin e publikimeve në lidhje me shpërthimin e ndodhur në afërsi të stadiumit të Beşiktaş-it, Vodafone Arena në Stamboll.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...