Vuçiq: Shpresoj që më 2022 të futemi në BE

10 Dhjetor 2016 - 11:17      

Kryeministri serb, Aleksander Vuçiq shpreson që në vitin 2022, Serbia do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

“Shpresoj se Serbia do të bëhet anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2022, kurse i sigurt jam që do të bëhet anëtare para vitit 2025”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për zviceranen “Blick”, transmeton Koha.net.

Ai u pyet nëse do t’i prijë Serbisë në futjen e saj në BE, ai tha se nuk do ta bëjë.

“Ne e kemi përgatitur terrenin për BE. Ekonomia po rritet, deficit nuk ka. Jam i kënaqur me kët. Unë s’kam nevojë për pushtet, por një ditë, populli do ta vlerësojnë punën time”, ka shtuar Vuçiq.

Serbia në kushtet për t’u futur në BE, ka edhe heqjen dorë nga Kosova dhe pretendimet e saj në Kosovë, saktësisht Kapitulli 35-të, që vazhdon të jetë më problematiku për ta.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...