10 Dhjetor 2016 - 11:10
Tërmeti ka ndodhur dje pasdite, ndërsa epiqendrën e kishte nën ujë, afro tetë kilometra në perëndim të Splitit, ka njoftuar shërbimi sizmologjik i Kroacisë.
Dridhja e tokës është ndjerë përgjatë pjesës qendrore të bregdetit dhe ishujt e afërt, raporton AFP.
Askush nuk ka pësuar lëndime, ndërsa kanë ndodhur vetëm dëme të vogla, siç janë pëlcitje e mureve ose thyerje të xhamave, ka thënë kryetari i qytetit të Splitit, Ivo Baldasar.
Nga paniku, shumë banorë të Splitit, që pas Zagrebit, është qyteti i dytë më i madh në Kroaci, me të shpejtë kanë dalë në rrugë ose sheshe. Në disa pjesë për një kohë të shkurtër ishte ndalur rryma elektrike, ndërsa shkollat dhe disa institucione publike ishin mbyllur pasdite.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...