Sot në Turqi vendoset për apo kundër sistemit presidencial

10 Dhjetor 2016 - 09:33      

Reforma kushtetuese me të cilën do të kërkohet vendosja e sistemit presidencial të drejtimit në Turqi do të futet sot në parlament, deklaroi kryeministri, Binali Jilldirim.

Projekti duhet të marrë miratimi nga së paku 330 deputetë nga gjithsejtë 550 për t'u propozuar në referendum. Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit dhe Partia për aksion nacionalist të cilët e mbështesin tekstin, kanë gjithsejtë 355 vota në parlament.

Zëvendëskryeministri Nuiretin Xhanikli deklaroi se referendumi sipas të gjitha gjasave do të ishte organizuar në mars apo prill.

Pas zgjedhjes së funksionit president i shtetit në gusht të vitit 2014, Rexhep Taip Erdogan vazhdimisht bëri thirrje për reforma të Kushtetutës me qëllim të vendosjes së sistemit presidencial.

“Nëse dëshiron Allahu, sistemi presidencial do t'i vejë fund periudhës së koalicioneve qeveritare dhe do t'i japë Turqisë pushtet të fuqishëm ekzekutiv", theksoi Jilldirim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...