Foto ilustrim

Vritet “koka” e sulmit ndaj “Charlie Hebdo”

9 Dhjetor 2016 - 22:48      

Një lider i Shtetit Islamik, i konsideruar “truri” i sulmeve ndaj redaksisë së gazetës satirike “Charlie Hebdo”, janarin e vitit 2015 në Paris, është vrarë në një sulm ajror të forcave amerikane në Siri.

Lajmin e kanë bërë të ditur këtë të premte burime ushtarake amerikane, sipas të cilave Boubaker el Hakim ka vdekur më 26 nëntor në Raka.

Franko-tuniziani 33-vjeçar ka qenë mbikëqyrësi i vëllezërve Said dhe Sherif Kouachi, që kryen masakrën ndaj gazetarëve dhe ilustruesve të “Charlie Hebdo”.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...