Tribunali i Hagës kërkon burgim të përjetshëm për Mlladiqin

9 Dhjetor 2016 - 13:34      

Prokurori kërkoi të enjten burgim të përjetshëm kundër ish-shefit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq i akuzuar për spastrim etnik në një pjesë të Bosnjës me synim krijimin e një shteti serb etnikisht të pastër.

“Do të ishte një ofendim ndaj viktimave të gjalla dhe të vdekura si edhe një padrejtësi nëse nuk do të dënohej me dënimin më të ashpër, ai me burgim të përjetshëm”, deklaroi prokurori Alan Tieger në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë në Hagë.

Ndërsa procesi i tij gjyqësor po hyn në javën e fundit në kuptimin e procedurave të nisura në 2012, ndaj atij që është cilësuar si “kasapi i Ballkanit”, Mlladiq duhet të përgjigjet ndaj 11 akuzave për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995) që regjistroi më shumë se 100 000 të vdekur dhe 2,2 milionë të zhvendosur.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...