Clinton: Jemi në rrezik nga epidemia e lajmeve të rreme

9 Dhjetor 2016 - 10:04      

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, i ka quajtur “lajmet e pavërteta” si “rrezik” që duhet të ndalohen menjëherë. Clinton tha se kjo është një epidemi me pasoja të rënda dhe që kërcënon edhe demokracinë amerikane.

“Ne duhet të ngrihemi për të mbrojtur demokracinë tonë dhe të zvogëlojmë epideminë e lajmeve të pavërteta dhe propagandës false që kanë vërshuar rrjetet sociale përgjatë vitit të fundit”, ka thënë Clinton.

Clinton, e cila edhe vetë ka qenë viktimë e lajmeve të pavërteta, nuk i ka fajësuar këto të fundit për humbjen e saj në zgjedhje, ndonëse analistët thonë se lajme të tilla që janë shpërndarë me të madhe në “Facebook” kanë luajtur rol të madh.

Deklarimet e saj duket se i janë referuar një raportimi të përhapur me të madhe pak para zgjedhjeve që thoshte se Clintoni dhe stafi i fushatës së saj e udhëheqin një rrjet të prostitucionit me fëmijë afër një restoranti që shet pica në Washington. Ky lajm e kishte nxitur një burrë nga Karolina e Veriut që, duke e përdorur një pushkë, të bastisë restorantit në fjalë gjatë fundjavës së fundit “që të hetojë nëse raportimi ishte i vërtetë.”
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...