Presidenten jugkoreane e pret gjykimi për skandalin e korrupsionit

9 Dhjetor 2016 - 09:46      

Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar për të fajësuar presidenten Park Geun-hye mbi një skandal korrupsioni.

Mocioni i Asambleja Kombëtare e Koresë së Jugut kaloj me 243 vota, 56 nga ata qe votuan për fajësimin e Park ishin anëtarë të partisë Senaur, të cilës i takon.

Autoriteti i Park tani kalon tek kryeministrit i vendit Hwang Kyo-Ahn.
Ajo ka qenë e përfshirë në një skandal politik që shtyu mijëra koreanë të dalin në rrugë javët e fundit duke kërkuar largimin e saj nga pushteti, transmeton Koha.net.

Në krizë është përfshirë marrëdhënia midis Park dhe bashkëpunëtores së saj të ngushtë, Choi Soonin e cila akuzohet po ashtu për përdorimin e lidhjeve të saj për të fituar ndikim dhe përfitime financiare.

Prokurorët thonë se Park kishte një rol "të konsiderueshëm" në korrupsion, të cilën ajo e ka mohuar dhe gjatë disa javëve të fundit ajo ka kërkuar falje në mënyrë të përsëritur për rolin e saj në këtë skandal.

Ky votim do të thotë se Park është pezulluar tashmë nga pozita e saj, por vendimi duhet të miratohet përfundimisht nga nëntë gjyqtarët e gjykatës kushtetuese, të cilëve u duhen gjashtë muaj për të diskutuar.

Në qoftë se përkrahet vendimi, vetëm atëherë do të shkarkohet Park. Ajo do të bëhet presidentja e parë e Koresë Jugore që është rrëzohet nga posti që prej aplikimit të sistemit demokratik në vend.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...