Vdiq astronauti i parë amerikan John Glenn

9 Dhjetor 2016 - 08:41      

John Glenn, astronauti i parë amerikan që fluturoi rreth tokës, vdiq të enjten në moshë 95 vjeçare.

Ai ishte pranuar në spital më shumë se një javë më parë.

"Kur John Glenn fluturoi me raketën Atlas nga Cape Canaveral në vitin 1962, ai ngriti shpresat e një kombi," thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Zëri i Amerikës. "Me vdekjen e Johnit, kombi ynë ka humbur një ikonë dhe Michelle dhe unë kemi humbur një mik", citohet të ketë thënë presidenti amerikan Barack Obama.

Pas shërbimit si pilot ushtarak në Luftën e Dytë Botërore dhe në luftën e Koresë, Glenn zuri vend në radhët e astronautëve të parë amerikan të mbledhur nga NASA në vitin 1958.

Glenn u bë i pari astronaut amerikan që fluturoi orbitën e tokës për rreth pesë orë më 20 shkurt të vitit 1962.

Shumë kohë më pas ai u bë njeriu me i vjetër që fluturoi në hapësirë në vitin 1998 si pjesë e anijes hapësinore amerikane Discovery.

John Glenn ka shërbyer edhe si senator i Ohios.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...