8 Dhjetor 2016 - 13:23
Dy rivalët e tij hoqën dorë të enjten nga kandidatura duke thënë se English ka siguruar përkrahjen e shumicës së kolegëve nga Partia Nacionale në Parlament.
Pasardhësi i Keyit zyrtarisht do të emërohet në kongresin e Partisë Konservatore.
English ushtronte detyrën e nënkryetarit të Qeverisë së Zelandës së Re, ndërsa famën e ka arritur sa ka qenë ministër i Financave.
Kritikët thonë se ai ka mungesë të karizmës të nevojshme për të ushtruar një detyrë të rëndësishme në shtet siç është kjo, ndërkohë që përmendin “humbjen e madhe” të cilën e pësoi në zgjedhjet e vitit 2002 në kohën kur mbante pozitën e kreut partiak.
Key ka qenë politikan i suksesshëm dhe popullor dhe pritej kandidatura e tij për një mandat të katërt. Në arsyetimin e tij për dorëheqje ai tha se dëshiron të lë pozitën sepse dëshiron të kalojë më shumë kohë me gruan dhe dy fëmijët e tij.
Gjatë fjalimit të dorëheqjes, promovoi Englishin si kryeministër të ri.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...