Putin shpreson për një mik si Donald Trumpin

8 Dhjetor 2016 - 11:05      

Nëntë ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, gazetari dhe spikeri rus Dmitry Kiselev sulmoi demokracinë amerikane, duke thënë se shumë votues votojnë nga disa herë, duke u dërguar me autobusë nga një qendër votimi në tjetrën.

Skandali më i madh në histori, sipas tij. Por, së fundmi, Kiselev as që e ka përmendur më Amerikën, thjesht ka sulmuar arrogancën perëndimore.

Fitorja e Donald Trump tronditi mediat shtetërore në Rusi. Ato e mbështesin Trumpin, por prej muajsh ngulnin këmbë se sistemi amerikan ishte kaq i manipuluar dhe i korruptuar, saqë një “outsider” si ai nuk kishte asnjë shans të zgjidhej. Kur ndodhi e pamundura, makineria propagandistike ruse ngriu, e më pas pranoi me gjysmë zëri se mbase këtë herë populli mundi sistemin. Ndërsa Trump i drejtohet Shtëpisë së Bardhë, Moska dhe rusët në përgjithësi kanë shpresa të matura se miliarderi do të vazhdojë me fjalët e tij për presidentin rus Vladimir Putin e mbase të bëhet një aleat.

Vetë Presidenti rus i shprehu këto pikëpamje duke thënë se Donald Trump është një njeri i zgjuar dhe se mund të ketë ndryshime pozitive. Shumë rusë, të nxitur edhe nga mediat vendase, mendojnë po kështu. Një sondazh i publikuar në Rusi sugjeron se 76% e rusëve duan raporte më të mira me SHBA-në pas zgjedhjes së Trumpit, një ndryshim i madh nga 50% në vitin 2015.

Analistë rusë thonë se një arsye kryesore për këtë përmirësim është prezantimi pozitiv i Trumpit nga mediat ruse. Deri tani, të paktën, kjo është pritshmëria, por edhe nëse Trump nuk bëhet miku më i mirë i Rusisë dhe Putinit, për mediat ruse nuk është problem, pasi ato mund të ndryshojnë qëndrim sërish.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...