Trump zgjedh kundërshtarin e Obamës në krye të Agjencisë së Mjedisit

8 Dhjetor 2016 - 09:12      

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të emërojë Scott Pruitt në krye të Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit.

Pruitt, prokuror i përgjithshëm nga Oklahoma, ka qenë kundërshtar i fuqishëm i rregullave për ndryshimet klimatike, të vëna nga administrata Obama.

Pruitt, shteti i të cilit është prodhues i madh i naftës dhe gazit në SHBA, ka udhëhequr sfida gjyqësore ndaj rregullave të presidentit Barack Obama, të cilat kanë paraparë që termocentralet të kalojnë nga qymyri në gaz natyror dhe burime të tjera të pastra të energjisë.

Lajmi për zgjedhjen e tij ka zemëruar aktivistët mjedisorë, por ka gëzuar industrinë e fuqishme të naftës.

Rregullat për termocentralet, së bashku me rregullat që rrisin standardet e karburanteve të automjeteve, janë pjesë qendrore e planit të Obamës, për të vepruar në përputhje me Marrëvshjen e Parisit për Klimën.

Trump, gjatë fushatës zgjedhore, ka thënë se do ta tërheqë SHBA-në nga kjo marrëveshje, por prejse është zgjedhur ka qenë më i hapur ndaj saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...