Renzi sonte dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen

7 Dhjetor 2016 - 22:44      

Kryeministri italian, Matteo Renzi ka paraqitur sonte zyrtarisht dorëheqjen, njoftoi Zyra e Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella.

Renzi ka paraqitur dorëheqjen e tij tek presidenti i Italisë, i cili e pyeti atë nëse dëshiron të mbetet në krye të Qeverisë së përkohshme, për aq kohë sa do të konsultohet më palët politike për formimin e qeverisë së re, raportojnë mediet italiane.

Konsultimet për formimin e qeverisë, do të fillojnë nesër pasdite dhe duhet të përfundojnë të shtunën pasdite.

Zgjedhjet parlamentare në Itali duhet të mbahen në vitin 2018, por shumë politikanë flasin për mundësinë e mbajtjes së tyre më herët.

Dorëheqjen Renzi e paraqiti tek presidenti sot, menjëherë pasi Parlamenti italian miratoi buxhetin për vitin 2017, që ishte kërkesë e presidentit Mattarella që ai të qëndrojë në këtë pozitë deri sa të miratohet buxheti.

Kryeministri italian, të hënën ka njoftuar dorëheqjen e tij, pas disfatës që pësoi të dielën në referendum mbi ndryshimet kushtetuese të propozuara nga ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...