7 Dhjetor 2016 - 19:51
Lajmi është publikuar nga Reuters duke u mbështetur në një burim anonim që agjencia e lajmeve thotë është i afërt me këtë çështje.
66 vjeçari, Kelly është ish udhëheqësi i Komandës Jugore të ushtrisë amerikane. Burimi i ka thënë Reuters se Trump pritet ta nominojë Kellin, por i njëjti nuk ka pranuar të jap detaje tjera.
Kelly kishte shprehur dallimet e tij me presidentin Barack Obama në çështjet kyçe, ndërsa ka paralajmëruar për rreziqet përgjatë kufirit jugor të SHBA-së me Meksikën.
Nëse emërohet në këtë pozitë, përgjegjësitë e Kellit do të përfshijnë mbikëqyrjen e sigurisë së kufijve, mbrojtjen e vendit nga sulmet kibernetike dhe reagimit ndaj krizave të brendshme.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...