7 Dhjetor 2016 - 17:47
Në një intervistë telefonike që dha për programin “Today” të rrjetit NBC, Trump e quajti këtë “një nder të madh”.
“Është një revistë shumë e rëndësishme dhe jam me shumë fat që kam qenë shumë herë në kopertinën e saj këtë vit,” tha Trump.
Kryeredaktorja e revistës, Nancy Gibbs shkruante se “është e vështirë të masësh shkallën e tronditjeve” që shkaktoi zoti Trump në skenën politike. Ajo u kujtonte lexuesve se redaktorët e revistës e zgjedhin njeriun e vitit bazuar mbi ndikimin që ata kanë tek lajmet.
Trump mposhti 10 konkurrentë të tjerë për këtë titull, duke përfshirë rivalen e tij në zgjedhje Hillary Clinton, e cila doli në vend të dytë. Vitin e kaluar, titullin e mori kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërsa Trump vinte menjëherë pas saj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...