CDU-ja kërkon rikthimin e dy nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve në Gjermani

7 Dhjetor 2016 - 14:10      

Bashkimi kristiano-demokrat (CDU) vendosi sot në Kongres për rikthimin e dhënies automatike të dy nënshtetësisë për fëmijët e lindur nga prindër të huaj në Gjermani.

Delegatët e partisë së kancelares Angela Merkel, të mbledhur në kongres në Essen (perëndim) kanë mbajtur një qëndrim të kundërt me rekomandimin e kryesisë së CDU-së, kryesisht të ministrit të Brendshëm, Thomas de Maizière.

Kjo votim mund të sjellë dobësim te pozitës së Angela Merkel brenda partisë së saj. Parimi i dy nënshtetësisë që përfshin veçanërisht fëmijët me origjinë turke, u bë objekt i një kompromisi me social-demokratët e SPD-së, partnerë që përfaqësojnë pakicën në koalicionin qeveritar.

Këta të fundit kanë denoncuar menjëherë në një deklaratë mosbesimi kundrejt shumicës dërrmuese të dynënshtetësive”, sipas ministrit të SPD-së të Drejtësisë Heiko Maas, për të cilin një masë e tillë do të përbënte një hap pas për integrimin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...