6 Dhjetor 2016 - 16:55
Trump në këtë postim ka kërkuar ndalimin e prodhimit për shkak të kostos së madhe prej 4 miliardë dollarëve, raporton CNN.
“Boeingu po prodhon një 747 Air Force One për presidentët e ardhshëm, por kostoja është jashtë kontrollit. Më shumë se 4 miliardë dollarë. Anulojeni porosinë!” ka shkruar Trump.
I pyetur nga gazetarët për këtë “cicërimë” në Twitter, Trump është përgjigjur: “Aeroplani është jashtë kontrollit. Do të kushtojë mbi 4 miliardë dollarë për programin e Air Force One”, transmeton Koha.net.
“Kjo shumë është qesharake. Mendoj se Boeingu po bën numra. Ne duam që Boeingu të bëjë para, por ajo shumë e parave është shumë”, ka thënë ai.
Air Force ka marrë 2.9 miliardë dollarë deri në vitin 2021 për prodhimin e dy Air Force One, të cilët do të zëvendësojnë të tanishmit. Aeroplanët e rinj nuk do të përdoren deri në vitin 2022.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...