Foto: Ilustrim

Burg përjetë në Britani kush përdor celularin në timon dhe vret?

6 Dhjetor 2016 - 14:42      

Këto ditë në Britani të Madhe, do të diskutohet ashpërsimi i dënimit përmes një projekt-ligji të ri, që çon deri me burgim të përjetshëm për ata që provokojnë vdekjen e dikujt tjetër.

Të flasësh në telefon ndërsa drejtonin mjetin, është shndërruar në një zakon të rrezikshëm dhe gjithnjë e më të përhapur në botë.

Një “ves” që provokon incidente, edhe me vdekje. Për të parandaluar një gjë të tillë, Ministria e Drejtësisë në Britaninë e Madhe, ka propozuar një masë drastike. Një projekt ligj – siç zbulon shtypi anglez – i cili është duke u përgatitur nga zv.ministri i Drejtësisë, konservatori Sam Gyimah, synon të dënojë ata që provokojnë vdekjen e një tjetër personi, për shkak se përdor celularin në timon, sidomos për të dërguar apo lexuar mesazhe.

Dënimi pritet të propozohet, duke respektuar maksimumin e parashikuar nga ligji. Sot, dënimi për një vepër të tillë penale është 14 vjet (edhe pse me sjellje të mirë mund të reduktohet në 7). Rrezikojnë burg përjetë edhe ata që provokojnë aksidente me vdekje ose rezultojnë pozitiv në testin anti-drogë dhe për alkool.

“Vrasësit në drejtim të mjetit, shkatërrojnë jetën e tjetrit, ka thënë Gyimah. “Veprimet e tyre shkaktojnë një dhimbje të madhe për familjet e viktimave, të cilët duhet të përballojnë humbje tragjike dhe aspak të nevojshme. Edhe pse është e pamundur të zëvendësohet vdekja e një njeriu të shtrenjtë, qoftë edhe me dëmshpërblim, jemi të vendosur të propozojmë që dënimet të jenë në lartësinë e krimit”.

Projekt ligji do të prezantohet nga qeveria këtë javë. Në vitin 2015, kanë qenë 122 persona që janë dënuar për vrasje për shkak të drejtimit të makinës në mënyrë të rrezikshme dhe 21 të tjerë të cilët janë arrestuar me akuzën për drejtim të mjetit nën efektin e substancave të drogës dhe alkoolit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...