Një gjykatë saudite dënon 15 persona me vdekje për spiunazh

6 Dhjetor 2016 - 12:43      

Riad, 6 dhjetor – Një Gjykatë në Arabinë Saudite të martën ka dënuar 15 persona me vdekje për spiunazh për Iranin, njoftoi televizioni saudit shtetëror Al-Arabiya.

Pesëmbëdhjetë janë në mesin e 32 personave, 30 sauditë, një iranian dhe një afgan, të cilët ishin arrestuar në vitin 2013 për spiunazh të pretenduar për Iranin.

Të dyshuarit u akuzuan për formimin e një celule në bashkëpunim me shërbimin e inteligjencës iraniane me qëllim të kalimit të informacioneve sekrete saudite në Teheran.

Ende nuk ka informacione rreth gjykimit për 17 të pandehurve tjerë. Verdikti i së martës është ende subjekt i apelimit.

Tensionet mes Arabisë Saudite dhe Iranit u rritën që kur Riadi ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Teheranin gjatë këtij viti pasi dy nga misionet diplomatike në Iran u sulmuan nga ana e protestuesve iranianë pas ekzekutimit të një kleriku shiit nga autoritetet saudite, raporton AA.

Rijadi po ashtu akuzon Teheranin për mbështetjen e lëvizjes shiite Husi në Jemen, të cilët morën kryeqytetin jemenas Sana dhe disa provinca në vitin 2014 duke e detyruar qeverinë jemenase të mbështetur nga sauditët që të ikë në Arabinë Saudite. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...