Foto: Ilustrim

Lirohen 6 nga 20 të arrestuarit për planifikim të sulmit terrorist në Mal të Zi

6 Dhjetor 2016 - 12:30      

Podgoricë, 6 dhjetor - Mirko Velimiroviq pas nënshkrimit të marrëveshjes për pranimin e planifikimit të sulmit terrorist dhe vrasjen e ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi me Prokurorinë Speciale, u dënua me gjashtë muaj burg me kusht për një vit, për veprën penale të themelimit të organizatës kriminale.

Kryetari i Gjykatës së Lartë në Podgoricë Boris Saviq miratoi dje marrëveshjen të bërë nga Mirko Velimiroviq me Prokurorinë Speciale, ku pranoi se ishte anëtar i organizatës kriminale që kishte planifikuar të shkaktonte kaos në Mal të Zi në ditën e zgjedhjeve parlamentare, më 16 tetor.

Velimiroviq para hetuesve malazez zbuloi për përgatitjen e trazirave në mbrëmje e 16 tetorit, dhe pastaj në detaje ka treguar planin e organizatës kriminale. Urdhri i zgjeruar për hetim thekson se Velimiroviq ka kontribuar në zbulimin e organizatës kriminale, kurse misioni i tij ishte për të blerë, deponuar dhe ruajtur armët dhe municionin, si dhe të përcjellë mesazhet, të cilat i merrte nga Aleksandar Singjeliq, i cili është akuzuar si një nga organizatorët planifikimit të sulmit terrorist.

Aleksander Singjeliq ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të dëshmitarit në procesin që po mbahet kundër shtetasve rus Eduard Vladimirovich Shirkov dhe Vladimir Nikolayevich Popov, të cilët janë akuzuar për krijimin e organizatës kriminale që kishte planifikuar sulmin në Mal të Zi në natën e mbajtjes së zgjedhjet parlamentare më 16 tetor.

Singjeliq dhe ish-kreu i xhandarmërisë së Serbisë Bratislav Dikiq, Prokuroria Speciale e Shtetit të Malit të Zi i konsideron si udhëheqës të grupit 20-anëtarësh kriminal, i cili me 16 tetor në Podgoricë, në ditën e zgjedhjeve, kishte planifikuar të qëllonte në drejtim të qytetarëve të mbledhur përpara Kuvendit dhe arrestimin e ish-kryeministrit Milo Gjukanoviq.

Nga 20 të arrestuarit gjatë natës së zgjedhjeve në Podgoricë, pas seancës dëgjimore Prokuroria la në liri gjashtë persona. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...