5 Dhjetor 2016 - 20:41
Deri më tani janë identifikuar 11 viktima. Shumica e të vdekurve janë nga 20 deri në 30 vjeç, por në mesin e tyre ishte edhe një djalë 17 vjeçar.
"Unë ende nuk e di shkakun e zjarrit dhe ne jemi të bindur se numri i viktimave do të rritet", tha shefja e zjarrfikësve, Teresa Deloach Reed, raporton AFP.
Ajo theksoi se zjarrfikësit kanë kërkuar për viktima nën muret e paqëndrueshme, që kërcënojnë të rrëzohen dhe zjarrfikësit janë ekspozuar ndaj rrezikut.
Reed theksoi se në kohën kur ka shpërthyer zjarri në klub ishin nga 50 deri në 100 njerëz.
Zjarri shpërtheu në natën mes të premtes dhe të shtunës, gjysmë ore para mesnatës sipas kohës lokale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...