Trump zgjedh ish-rivalin sekretar të Strehimit dhe Zhvillimit Urban

5 Dhjetor 2016 - 16:13      

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump ka zgjedhur sot ish-rivalin presidencial, Ben Carson si drejtues i Departamentit të Strehimit dhe Zhvillimit Urban.

“Ben Carson ka një mendje të shkëlqyer dhe është i apasionuar pas forcimit të komuniteteve dhe familjeve”, tha Trump në një deklaratë.

“Ben ndan optimizmin tim për të ardhmen e vendit tonë dhe është pjesë në grancinë që kjo është një presidencë që përfaqëson të gjithë amerikanët. Ai është një konkurrent i ashpër dhe kurrë nuk heq dorë”, vazhdoi më tej presidenti i zgjedhur.

Një neurokirurg në pension, i cili është një pionier në ndarjen e binjakëve të bashkuar, Carson është rritur në varfëri në Michigan.

Carson, 65 vjeç, afrikano-amerikan u bë i njohur në vitin 2013, pasi kritikoi reformat e kujdesit shëndetësor të presidentit aktual, Barack Obama.

Ai ishte një nga kandidatët, të cilët konkurruan për t’u bërë kandidati republikan për president, por ai humbi garën në mars pas rezultateve zhgënjyese.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...