Tieger: Mlladiq, figurë kyçe në masakrën e Srebrenicës

5 Dhjetor 2016 - 14:56      

Ish komandanti i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq ka qenë figurë qëndrore në masakrën e vitit 1995 të mijëra njerëzve në Srebrenicë.

Kështu ka thënë sot prokurori gjatë fjalës përfundimtare në Tribunalin e Hagës, në procesin për gjenocid kundër Mlladiqit, raporton Reuters.

Prokurori, Alan Tieger, iu ka thënë gazetarëve se “Mlladiq ka hyrë në Srebrenicë dhe është zotuar se tani ka ardhur koha që të hakmerremi ndaj turqve”.

Më 11 korrik, 1995, Mlladiq kishte premtuar se do t’ia kthente qytetin popullit serb.

Ditët në vijim, rreth 8 mijë burra e djem, përfshirë edhe ata të moshës 12 vjeçare janë vrarë në mënyrë sistematike.

Nga sot, rasti kundër Mlladiq po hynë në fazën finale të tij, 20 vjet pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë.

74 vjeçari Mlladiq ka hedhur poshtë të gjitha 11 akuzat kundër tij, përfshirë edhe atë për gjenocid si dhe akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Avokatët mbrojtës të Mlladiqit pritet të fillojnë prezantimin e argumenteve përfundimtare duke filluar nga data 9 dhjetor.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...