5 Dhjetor 2016 - 12:12
Hulumtuesit nga SHBA dhe Kina mendojnë se kanë zbuluar shumicën e atyre vajzave, dhe supozojnë se shumë familje lindjen e vajzave as që e kanë regjistruar, transmeton Koha.net njoftimet.
Jonh Kennedy nga Universiteti i Kansasit konsideron se mungojnë 30 milionë vajza në popullatën kineze.
“Kjo është pjesa më e madhe e Kalifornisë, ndërsa ato janë zhdukur. Shumica përdor shpjegimin demografik dhe thonë se abortimet dhe vrasjet e fëmijëve janë shkaqet pse ato nuk figurojnë në regjistrimet e popullsisë. Ne konsiderojmë se ka shpjegim politik”, shprehet Kennedy, transmeton Koha.net.
Ekipi hulumtues ka ardhur në këtë përfundim pas bisedave me banorët lokalë të Chansinit. Njëri sish ka pasur dy vajza dhe një djalë, dhe ndaj të bijës së vogël sillet si të mos ekzistonte. Aty ishte praktikuar që nëse ke një fëmijë vajzë, atëherë familja ka të drejtë të ketë edhe një fëmijë.
Pasi kanë konfirmuar këtë praktikë edhe bashkëbisedues të tjerë, hulumtuesit kanë krahasuar numrin e fëmijëve të lindur më 1990 me numrin e njëzet vjetarëve më 2010. Dhe kanë zbuluar “tepricën” që kap katër milionë njerëz, ndërsa një milionë gra janë më shumë se meshkuj.
“Nëse përfshijmë një periudhë 25 vjeçare, ka mundësi që 25 milionë femra nuk janë të përfshira në statistikat e të lindurve”, ka sqaruar Kennedy.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...