Meksika, vendi me fuqinë më të madhe ekonomike në shekullin e 21

5 Dhjetor 2016 - 09:55      

Në Indi njerëzit ju pyesin për Kinën dhe në Kinë pyesin për Indinë, por a e dini se cili do të jetë vendi më i fuqishëm ekonomikisht në shekullin e 21?

Meksika.

Kështu, siç transmeton Ora News, ka shkruar Thomas L Fredman, gazetar, autor dhe njëkohësisht tre herë fitues i çmimit “Pulitzer” për prestigjiozen amerikane “New York Times”, fjalë të cilat argumentohen me fakte, shifra dhe realitet.

Meksika ka mbi 42 mijë zona arkeologjike dhe 31 vende që cilësohen trashëgimi botërore nga ana e Unescos. Meksika renditet në majat e industrisë së automobilizmit, përpara vendeve si Franca, Rusia dhe Britania e Madhe.

Në territorin meksikan ndodhen 9 nga 11 ekosistemet që ekzistojnë sot në botë. Meksika është shteti numër 1 në botë për eksportin e domates, avocados, mangos dhe frutave ekzotikë.

Meksika ka 1134 festa tradicionale, të cilat datojnë që në epokën e paraardhësve të hershëm e deri tek festa e trashëguar nga epoka e kolonizimit. Mban vendin e 4-t në botë për sa i përket bio-diversitetit teksa zotëron 12% të specieve të planetit.

Gjatë vitit 2011 prodhimi i tekilës arriti në 1 milion e 703 mijë ton, duke kapur vlerën e 146 milionë dollarëve.

Në Meksikë 112 milionë e 336 mijë e 538 banorë flasin 71 gjuhë të ndryshme të trashëguara nga të parët e tyre.

Meksika është shumë më shumë se thjesht Sombrero, Iglesias, tako, piramida dhe tekila, Meksika është gjithashtu, artistë, përkthyes të aftë, inovacion, traditë, e ardhme, aftësi, punë e palodhur, krijues, etj. Rroftë Meksika! 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...