Të paktën 33 të vdekur nga zjarri në një atelie artistësh në Kaliforni

5 Dhjetor 2016 - 09:25      

Të paktën 33 persona gjetën vdekjen mbrëmjen e së shtunës nga një zjarr që shpërtheu të premten në mbrëmje pranë San Françiskos në një godinë ku po zhvillohej një festë, njoftojnë autoritetet, të cilat dyshojnë se bilanci mund të rëndohet akoma.

Deri tani numri i viktimave të zjarrit që shkatërroi një atelie artistësh në Okland, në Californie ka arritur në 33 të vdekur, bëri të ditur sot rreshteri i policisë, Ray Kelly.

“Kemi numëruar 33 trupa pa jetë, por ky bilanc do të vazhdojë të rritet”, paralajmëroi Kelly në një konferencë shtypi.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Disa dhjetëra persona ndodheshin atje për të marrë pjesë në një festë ku interpretonte Golden Donna, i njohur ndryshe si Joel Shanahan.

Festa u shndërrua në një katastrofë. Zjarri që ra në Okland konsiderohet tashmë si një nga më vdekjeprurësit e 20 viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...