Hagë: Procesi kundër Mlladiqit po shkon drejt fundit

5 Dhjetor 2016 - 08:31      

Procesi i gjatë dhe i komplikuar gjyqësor për gjenocid ndaj komandantit serb të Bosnjës, Rakto Mlladiq është duke iu afruar fundit gjatë kësaj jave, mbi 20 vjet pas përfundimit të luftës në shtetin ballkanik.

Fjalët përfundimtare pritet të fillojnë sot në Tribunalin e Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi.

74 vjeçari Mlladiq ka hedhur poshtë të gjitha 11 akuzat kundër tij, përfshirë edhe atë për gjenocid si dhe akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokurorët në gjykatën e Kombeve të Bashkuara kanë tri ditë që të prezantojnë argumentet përfundimtare dhe të bindin gjykatësit se Mlladiq “ka kontribuar ndjeshëm në ndërmarrjen gjithëpërfshirëse kriminale” nga tetori i vitit 1991 deri më 30 nëntor 1995, transmeton rel.

Prokuroria dyshon se qëllimi ka qenë “largimi përfundimtar i myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjës nga territori që kontrollohej nga serbët e Bosnjës”, në Bosnje dhe Hercegovinë.

Mlladiq akuzohet edhe si arkitekti i rrethimit prej 44 muajsh në Sarajevë, ku vlerësohet se 10 mijë njerëz janë vrarë nga granatimi apo nga snajperistët.

Mlladiq gjithashtu akuzohet se ka luajtur rol kyq në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 ku rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë janë vrarë nga forcat serbe të Bosnjës.

Avokatët mbrojtës të Mlladiqit pritet të fillojnë prezantimin e argumenteve përfundimtare më 9 dhjetor. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...