Foto: Reuters

Trump ankohet ndaj ekonomisë dhe politikës ushtarake të Kinës

5 Dhjetor 2016 - 08:27      

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është ankuar rreth ekonomisë kineze dhe politikave ushtarake në “Twitter”.

Mesazhi i shkruar në rrjetin social nga Trump më 4 dhjetor nuk tregon ndonjë qasje pajtuese drejt Pekingut pas një bisede telefonike që Trump e pati me presidenten e Tajvanit duke nxitur kështu ankesë nga Kina.

Gjatë fushatës parazgjedhore, Trump është zotuar se ai do ta konsiderojë Kinën një manipuluese të monedhës.

Më 4 dhjetor, Trump ka cicëruar: “A na ka pyetur Kina nëse është në rregull që të zhvlerësojë monedhën ( duke e bërë të vështirë për kompanitë tona që të garojnë), të taksojë tejmase prodhimet tona që shkojnë në shtetin e tyre (SHBA -ja nuk iu vë taksa atyre) apo të ndërtojë komplekse masive ushtarake në mes të Detit të Kinës Jugore? Nuk ma merr mëndja!”.

Biseda e pazakontë telefonike me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen, më 2 dhjetor ka nxitur protestë diplomatike nga Pekini një ditë më pas.

Biseda ka qenë e para e zhvilluar nga një lider amerikan prejse presidenti amerikan, Jimmy Carter zëvendësoi marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin me ato me Kinën, në vitin 1979. Nga ajo kohë Uashingtoni e njeh Tajvanin si pjesë të Kinës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...