May do ndëshkojë qeveritarët që rrjedhin dokumente të BREXIT

4 Dhjetor 2016 - 15:22      

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May është duke marrë masa të ashpra ndaj një rrjedhje në media nga ministrat dhe shërbyesit civil të planit të saj për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Reuters e raporton lajmin duke u mbështetur në artikullin e “Mail on Sunday”.

Sekretari i kabinetit, Jeremy Heywood, iu ka shkruar zyrtarëve të lartë duke iu thënë se May dëshiron që “në mënyrë urgjente të shtojë proceset e sigurisë” dhe se kushdo që zbulohet se po nxjerrë informacione të ndjeshme do të pezullohet, thuhet në artikull.

Një nga zëdhënëset e May nuk ka pranuar të komentojë dokumentin e publikuar në media.

Në letrën e datës 28 nëntor, më tej tuhet: “Rrjedhja e informacioneve minon besimin dhe qeverisjen e mirë”.

May ka thënë se do të nis procesin formal të daljes së vendit nga BE në fund të muajit mars, duke i dhënë kohë qeverisë së saj që të themelojë një strategji negociuese për bisedimet që pritet të jetë ndër më të komplikuarat që ka bërë Britania prej Luftës së Dytë Botërore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...