Austria rivoton për presidentin e ri, sondazhet s’japin fitues

4 Dhjetor 2016 - 11:15      

Votimi ka nisur për zgjedhjet presidencial në Austri, ku po përballen udhëheqësi i Partisë së Lirisë, Norbert Hofer i ekstremit të djathtë, me ish-kreun e Partisë së Gjelbër, Alexander van der Bellen.

Majin e shkuar, zgjedhjet u fituan nga Van der Bellen, por rezultati u rrëzua nga Gjykata e Lartë austriake, për parregullsi në votim.

Nëse Hofer fiton, ai do të bëhet kreu i parë i ekstremit të djathtë në një shtet të Bashkimit Europian. Norbert Hofer e mbështeti fushatën e tij mbi platformën antiemigracion, madje duke sugjeruar edhe mundësinë e një largimi të Austrisë nga BE-ja.

Ashtu si në zgjedhjet e majit, edhe këtë herë sondazhet sugjerojnë se kandidatët janë shumë pranë dhe rezultati nuk mund të parashikohet. Megjithëse posti i presidentit në Austri është kryesisht ceremonial, zgjedhjet po vëzhgohen si një barometër apo tregues, sesi do të shfaqen kandidatët populistë në sfidat elektorale pasuese në të gjithë kontinentin.

Vitin e ardhshëm, Franca, Gjermani dhe Holanda zhvillojnë zgjedhje dhe në këto vende, partitë antielitë dhe antiemigracion po fitojnë terren. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...