Melania Trump e padëshiruar në New York

4 Dhjetor 2016 - 11:02      

Dama e ardhshme e Parë e SHBA-së, Melania Tramp dëshiron të rrijë në New York derisa djali i saj ta përfundojë vitin shkollor, porse bashkëqytetarët e saj nuk janë të mahnitur me këtë vendim.

Afër 100 mijë qytetarë të New Yorkut kanë kërkuar që Melania Trump t’i paketojë valixhet dhe ta braktisë qytetin pasi u mor vesh se ajo s’e ka ndër mend të transferohet në Washington, shkruan The Independent, transmeton Koha.net.

Është procedurë e rregullt që familja e presidentit të ri të transferohet menjëherë në Washington, por Melania Trump ka vendosur të mos e respektojë këtë rregull dhe planifikon të qëndrojë në adresën e vjetër edhe pak kohë e vlerësohet se shpenzimet e sigurisë së saj për taksapaguesit njujorkezë do të kushtonin deri në një milion dollarë brenda ditës.

Për këtë arsye, me peticion, nga guvernatorit të shtetit të New Yorkut Andrew Mark Cuomo dhe prefektit Bill de Blasio, i kërkohet të refuzojnë pagesën për mbrojtjen e bashkëshortes së Donald Trump në ndërtesën 58 katëshe në Avenynë e Pestë, para Manhattanit, ku aktualisht jeton.

Shumëkatshën çdo ditë e rrethojnë turma protestuesish që nga momenti kur Donald Trump u zgjodh president dhe kjo e rrit edhe më shumë rrezikun e bashkë me të edhe shpenzimet.

“Taksapaguesit e New Yorkut refuzojnë të paguajnë një milion dollarë në ditë për shkak të qëndrimit të asaj këtu”, kanë shkruar bartësit e peticionit.

“Nëse merret vendimi për të qëndruar, shpenzime duhet t’i paguajnë ata të dy e jo të përdoren dollarët e tatimpaguesve që mund të shfrytëzohen për rrugë, shkolla, transport, kanalizim, vende pune dhe shpenzime të tjera qytetare”, kanë thënë ata. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...