Referendumi italian, test për kryeministrin Renzi dhe eurozonën

4 Dhjetor 2016 - 10:35      

Italianët janë duke votuar sot në një referendum për ndryshime kushtetuese që në fakt do të përcaktojnë të ardhmen politike të kryeministrit, Mateo Renzi.

Votimi mund të ketë ndikim të madh edhe në tregun financiar të tërë Evropës.

Renzi ka thënë se do të jap dorëheqje nëse nuk arrin që përmes ndryshimeve kushtetuese të reduktojë rolin e dhomës së lartë të Senatit italian. Kryeministri dëshiron gjithashtu të marrë pushtet nga autoritetet rajonale përmes referendumit të sotëm.

Renzi, një politikan pro evropian, dëshiron të rrisë pushtetin e tij me qëllim të shtyejë para reforma ekonomike.

Tregu financiar në tërë Evropë po shikon me frikë nëse fitojnë partitë opozitare që të gjitha kundështojnë masat e reja. Tregu financiar i frikësohet trazira të reja në bankat italiane qe edhe ashtu nuk janë të fuqishme dhe rrjedhimisht të çojë eurozonën drejt një krize të re.

Partitë kundër BE-së poi u kërkojnë italianëve të votojnë “jo” në referendum me shpresën se kjo do e largojë Renzin nga posti i kryeministrit dhe të hapët kështu rruga që Italia të largohet nga eurozona dhe eventualisht nga Bashkimi Evropian.

Vendvotimet janë hapur në orën 7 të mëngjesit, ndërsa të drejt vote kanë 51 milionë italianë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...