Amaneti i Fidel Castros: Asnjë shtatore dhe asnjë rrugë e institucion me emrin tim

4 Dhjetor 2016 - 09:53      

Kryetari kuban Raul Kastro mbrëmë ka paralajmëruar se Kuba do të ndalojë ngritjen e përmendoreve dhe rrugëve me emrin e vëllait të tij të dashur dhe simbolit të revolucionit në përputhej me dëshirën e tij që të evitohet kulti i personalitetit.

Kjo kumtesë është publikuar mbrëmë, një javë pas zisë kombëtare për vdekjen e Fidel Castros e në prag të vënies së urnës me hirin e trupit në Santiago de Cuba, transmeton AP, përcjell Koha.net.

“Udhëheqësi revolucionar ka hedhur poshtë çfarëdo trajte të kultit të personaliteti e për këtë ka qenë i vendosur edhe në çastet e fundit të jetës së vet, duke insistuar që pas vdekjes së tij asnjë institucion, rrugë, park ose vend tjetër publik, të mos bartin emrin e tij, që kurrë mos t’i ngrihen buste, statuja ose forma të tjera nderimi”, ka thënë Raul Castro para masës madhe të njerëzve tubuar në Santiago.

Ai ka shtuar se parlamenti kuban në mbledhjen e ardhshme do ta votojë ligjin me të cilin do të përmbushen dëshirat e vëllait të tij i cili vdiq javën e shkuar në moshën 90 vjeçare.

Urna me hirin e Fidelit ka arritur dje në Santiago de Cuba e sot ajo do të vendoset afër mauzoleut të luftëtarit për liri të Kubës Hose Marti, pas nëntë ditësh zie kombëtare.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...