Dalin dokumentet e FBI-së që Hitleri nuk vrau veten, jetoi deri më 1984 [dokumente]

3 Dhjetor 2016 - 23:19      

Disa dokumente të papublikuara më parë nga FBI kanë provuar se Adolf Hitler ka qenë i gjallë deri në vitin 1984.

Britanikja “Express.co.uk” me publikimin e këtyre dokumenteve, që mund t’i shohin të gjithë tashmë KËTU, ka treguar se Adolf Hitler nuk e vrau veten në bunkerin e tij në fund të Luftës së Dytë Botërore, por u arratis.

Sipas po të njëjtave dokumente thuhet se ai ka falsifikuar vdekjen e tij përpara se të ikte në ishujt Kanarie, për të jetuar disa nga ditët e jetës së tij.

Veterani i CIA-s, Bob Baer ka thënë se këto dokumente bëjnë që të rishikohet historia, ngaqë ai nuk e vrau veten.

Raportet thonë se ai ka jetuar deri në moshën 95-vjeçare me një dashnore në Brazil, kohë prej të cilës ka rrjedhur edhe një fotografi që ka qarkulluar në rrjete sociale.

Ai para se të shkonte në ishujt Kanarie, kishte shkuar në Spanjë, ku një punëtor ndërtimi ka dëshmuar se e ka parë. Ndërtuesi po punonte brenda një manasiti, duke ndërtuar struktura sekrete si tunele dhe bunkere për gjermanët.

“E kam parë në maj të vitit 1945. Ai ishte aty. Nuk kishte musteqe apo diçka të tillë”, thotë ai punëtor, teksa kishte thënë se Hitler kishte ateruar me një aeroplan gjerman dhe me pesë persona tjerë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...