Numri i të vdekurve në Oakland nga zjarri mund të shkojë në 40

3 Dhjetor 2016 - 22:15      

Së paku nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri që ka shpërthyer në një klub nate në Oakland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ekziston frika se numri i të vdekurve mund të arrijë në 40, pasi shumë ende konsideron të zhdukur.

Zëvendës-sherifi i qytetit, Alameda Ray Kelly tha se është konfirmuar se nëntë njerëz vdiqën dhe pritet që ky numër të rritet.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se disa njerëz arritën të shpëtojnë nga klubi, ndërsa besohet se në kohën kur ka filluar zjarri, aty ishin nga 50 deri në 100 persona.

Zjarri shpërtheu gjysmë ore para mesnatës me orën lokale, kurse gjërat i ka përkeqësuar kur çatia ka ra brenda dhe i ka komplikuar përpjekjet për t’u tërhequr nga objekti.

"Aty ishte shumë nxehtë dhe kishte shumë tym", u tha gazetarëve një qytetar, i cili ka arritur të shpëtojë nga zjarri me disa djegie të vogla.

Ndërtesa nuk kishte sistem spërkatës dhe ende nuk dihen shkaqet e zjarri

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...