OKB-BE: Pa negociata asnjë zgjidhje në Alepo

3 Dhjetor 2016 - 18:33      

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian paralajmëruan sot kundër një fitoreje në terren në luftën e Alepos, pa negociatat që parashikojnë të sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme për Sirinë, shkatërruar që prej gjashtë vitesh nga lufta.

“Ju mund të fitoni një luftë, por mund të humbni paqen”, theksoi Federica Mogherini, shefe e diplomacisë evropiane, në adresë të presidentit sirian, Bachar al-Assad, gjatë një konference shtypi në Mesdhe në Romë.

Ushtria siriane kontrollon sot më shumë se gjysmën e pjesës rebele të Alepos, qyteti i dytë në vend, pas marrjes së një sektori të ri në ofensivën e saj duke injoruar protestat ndërkombëtare përballë viktimave të shumta civile.

“Kush ka interes të fitojë një luftë dhe të marrë kryesimin me çmimin e një vendi të ndarë, të armatosur, të mbushur me terroristë (…) dhe të izoluar në skenën ndërkombëtare?”, theksoi Mogherini duke refuzuar të konsideronte që lufta në Alepo ishte fituar tashmë për regjimin.

“Është koha tashmë të hapim negociata të vërteta”, theksoi i dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, në të njëjtën konferencë.

“Kontaktoni OKB-në për t’i thënë: “Jam gati për një kalim të pushtetit, për një negocim të vërtetë”, theksoi ai në adresë të Assadit.

Fitorja që shfaqet në Alepo rrezikon të shtyjë qeverinë siriane të thotë: “Ne kemi fituar luftën, pra nuk kemi nevojë për negociata, por shpresoj që jo, sepse asgjë nuk do të zgjidhej”, shtoi ai.

Mistura kërkoi gjithashtu influencën e Iranit dhe Rusisë për të bindur Damaskun të negociojë seriozisht. Ndryshe, alternativa mund të jetë fundi i luftës, por fillimi i një rebelimi të tmerrshëm dhe asnjë rindërtim”, nënvizoi ai.

“Këto negociata duhet të përfshijnë një ndarje të pushtetit”, theksoi Mistura, por kryesisht jo një ndarje të Sirisë që do të çonte në “hapjen e kutisë së Pandorës” (shën i perkthyesit “shpërthimin e një sërë ngjarjesh të njëpasnjëshme dhe shkatërrimtare”) 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...