3 Dhjetor 2016 - 18:15
Drejtuesi i qendrës së djathtë, i cili paraqiti dorëheqjen pas një dështimi të kandidates së tij në zgjedhjet presidenciale të 13 nëntorit, theksoi se kishte refuzuar mandatin për të formuar një qeveri të re paraqitur sot nga presidenti në ikje Rossen Plevneliev.
“Ka moral dhe dinjitet në politikë. Nëse një ditë populli vendos për një mandat të ri, atëherë do të jemi të gatshëm”, nënvizoi ai.
“Asnjë parti nuk mund të sigurojë një maxhorancë parlamentare pa mbështetjen e partisë Gerb të Borisovit, formacioni i parë në Parlament, rruga është e hapur për zgjedhjet e parakohshme”, nënvizoi politologu Dimitar Ganev.
”Plevneliev duhet tashmë, sipas procedurës, të propozojë zyrtarisht një mandat qeveritar për socialistët, partia e dytë në Parlament, më pas një force të tretë parlamentare, para se të formojë një qeveri të përkohshme ekspertësh”, thekson Ganev.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...