3 Dhjetor 2016 - 12:52
“Duhet vënë në dukje se tortura dhe format e tjera të keqtrajtimeve janë përhapur në ditët dhe javët që pasuan grushtin e dështuar të shtetit, kryesisht në momentin e arrestimit dhe gjatë ndalimit në paraburgim”, deklaroi raportuesi special i OKB-së në lidhje me torturën Nils Melzer.
“Ligjet dhe dekretet e miratuara së fundmi krijuan një mjedis të favorshëm për torturën”, theksoi ai në një konferencë shtypi në Ankara gjatë së cilës ai ndau konstatimet e para në përfundim të një vizite gjashtë ditore, përcjell Ksp.
Pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik, presidenti Recep Tayyip Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe nënshkroi disa dekrete që mundësojnë zgjatjen e periudhës së paraburgimit në 30 ditë, ku pesë të parët mund të prangosen pa praninë e një avokati.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...