Tensione për ta zëvendësuar Shulzin në krye të PE-së

2 Dhjetor 2016 - 17:32      

Gara për presidencën e Parlamentit Evropian nuk do të përfundojë pa shkaktuar tensionimin e kulisave të Brukselit.

Sfida ka avancuar në kuadrin e largimit të njoftuar të socialistit gjerman, Martin Schulz, që prish ekuilibrin politik në postet kyçe të BE-së.

Sepse, nëse presidenca e Parlamentit iu rikthehet në muajin janar demokristianëve të PPE-së, e djathta evropiane do të mbante kryesimin e tre institucioneve të mëdha të Unionit, me luksemburgasin, Jean-Claude Juncker në krye të Komisionit dhe polakun, Donald Tusk në atë të Këshillit Evropian.

“Ne nuk do të pranojmë kurrë një monopolizim të PPE-së, një nga tre presidencat duhet t’i rikthehet familjes socialiste”, theksoi kreu i eurodeputetëve socialdemokratë, Gianni Pittella, duke njoftuar pjesëmarrjen në garën për të pasuar kolegun gjerman në postin e presidentit të Parlamentit Evropian.

Më herët, Martin Schulz njoftoi se do të merrte pjesë në zgjedhjet legjislative të 2017 në Gjermani, ku disa e konsiderojnë si një kundërshtar potencial të Angela Merkel për kancelarinë.

“Largimi i tij shënon fundit e ekuilibrit mes familjeve politike në institucionet e Bashkimit Evropian”, sipas Pittellas.

Grupi i tij është e vetmja forcë e dytë pas PPE-së (189 eurodeputetë nga 215 në 751), por e justifikon kandidaturën nga fakti se Evropa ka nevojë për të majtën për t’i dhënë fund shtrëngimeve të verbra.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...