“EUROPOL” alarmon: ISIS planifikon sulme në kohë festash

2 Dhjetor 2016 - 17:14      

Në periudhë festash, një raport i “EUROPOL”-it jep edhe njëherë alarmin: militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik do të synojnë të kryejnë sulme në Evropë, ndërsa po përballen me disfata të mëdha në Lindjen e Mesme.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka fituar terren, duke zmbrapsur kështu terroristët nga bastionet e tyre.

“EUROPOL” shton se ata do të jenë të përgatitur për të zhvilluar taktika të ndryshme sulmesh: me bomba, rrëmbime apo grabitje në vendet që janë pjesë e koalicionit. Urdhri për veprim mendohet se do të jepet nga Libia.

Raporti thekson faktin se, militantët e ISIS-it preferojnë “target group”-et “e buta”, term me të cilin u referohen njerëzve të cilët nuk kanë mundësi vetëmbrojtjeje, përcjell TCh.

“I ashtuquajturi Shtet Islamik ka frymëzuar njerëzit për të kryer akte terroriste”, thekson “EUROPOL”.

Drejtori i “EUROPOL”-it, Rob Wainwright tha në një deklaratë se shkalla e kërcënimit tashmë është pranuar gjerësisht dhe rritja e bashkëpunimit në të gjithë Europën ka sjellë arrestime dhe ka prishur shumë komplote sulmesh.

Por, duke lënë vetëkënaqësinë mënjanë, ai tha se raporti i fundit flet për një rrezik të lartë, që kërkon më shumë punë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...