2 Dhjetor 2016 - 13:47
Sipas lajmeve në mediumet kombëtare, Soyinka, duke theksuar se Trump ka përdorur retorikë raciste gjatë procesit zgjedhor, ka thënë se ka mbajtur fjalën që e kishte dhënë më herët para opinionit.
“Kisha dhënë fjalën se nëse Trump fiton zgjedhjet do ta hedhja kartën e gjelbër të SHBA-ve dhe do të largohesha nga SHBA-të. E plotësova këtë premtim”, është shprehur Soyinka.
Shkrimtari 82-vjeçar i cili gjatë luftës civile në Nigeri në vitin 1967 kishte qëndruar afërsisht dy vite në burg, në vitin 1986 fitoi çmimin Nobel për letërsi. Soyinka ishte shkrimtari i parë afrikan që u shpall laureat i këtij çmimi. Ai jeton në Afrikën e Jugut, ndërsa ishte ligjërues në universitetet Harvard, Cornell dhe Yale në SHBA.
Ndryshe, paraqitjet sensacionale dhe fjalimet e rrepta të Trump gjatë fushatës zgjedhore, ishin bërë temë diskutimesh.
Për shkak të retorikës së tij, Turmp ishte shënjestër e kritikave dhe fjalëve që shkonin deri në fyerje të shumë personaliteteve të famshme dhe politikanëve. Ai akuzohej për “racizëm, ksenofobi dhe misogjini."
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...