Vritet klouni që argëtonte fëmijët e Alepos

2 Dhjetor 2016 - 13:42      

Klouni i Aleppos që “bënte fëmijët të qeshnin në vendin më të errët në botë” vritet nga bombardimet, transmeton koha.net.

Një punëtor social, i cili u vesh si kloun për fëmijët e traumatizuar e të pashpresë të Aleppos së shkatërruar nga lufta, besohet të jetë vrarë në një sulm ajrorë.

24 vjeçari Anas al-Basha, refuzonte të largohej nga qyteti sirian bashkë me prindërit e tij, e me dhjetëra mijëra të tjerë, kur qeveria avancoi kundër grupit të rebelëve në verën e kaluar.
Ai vazhdonte të maskohej e të mbante parukën ngjyrë portokalli e kapelën me lule të verdha që të argëtonte fëmijët lokalë, gjatë bombardimeve e luftimeve të ashpra që nga fillimi i luftës civile siriane, transmeton koha.net.

Al-Basha, i njohur si klouni i Aleppos, dyshohet se është vrarë nga bombardimet ruse apo siriane, në lagjen lindore Mashhad të martën.

“Ai ka jetuar që t’i bënte fëmijët të qeshnin e të lumtur në errësirë, në vendin më të rrezikshëm në botë”, ka shkruar në Facebook vëllai i tij, Mahmoud, i cili po ashtu jeton ende në Aleppo.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...