2 Dhjetor 2016 - 10:00
Ngritja e vonuar në ajër i kishte bërë ata që të planifikonin një ndalesë për mbushje me karburant në Cobija, në kufirin në mes të Brazilit dhe Bolivisë, por nuk u bë për shkak se aeroporti nuk punon pas mesnate.
Aeroplani, që barte lojtarët më të mirë të klubit Chapecoense për t’i dërguar ata në finalen e Copa Sudamericana, pastaj i është dashur që të presë në ajër për tu ulur në aeroportin Medellin, e mbeti pa karburant para se ti mundësohej të ulej, transmeton koha.net.
Aeroplani u rrëzua në një mal, ku mbetën të vdekur 71 persona, ndërsa ka fluturuar 20 minuta më shumë se sa kishte karburant.
Aeroplani BAE 146 Avro Rj85 mund të mban karburant vetëm për të kaluar 2500 kilometra detare, që është më pak se distanca në mes të Medellin e Santa Cruz të Bolivisë, ku aeroplani u ngrit në ajër me plot karburant.
Daily Telegraph ka raportuar se, Bolivia sot ka suspenduar licencën e kompanisë ajrore LaMia, por drejtori i saj ka thënë se vendimi për tu ngritur në ajër i takonte pilotit, Miguel Quirgo.


© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...