Trump fillon mitingjet falënderues

2 Dhjetor 2016 - 09:07      

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka folur kundër globalizimit derisa është zotuar se do të mbyllë kufijtë për disa migrantë nga Lindja e Mesme, derisa ka nisur mitingun e parë në turneun e falënderimit për elektoratin e tij.

Duke folur më 1 dhjetor në një arenë të Cincinnati të Ohios, Trump gjithashtu ka premtuar se do të rikthejë vende pune industriale për punonjësit amerikanë, duke përsëritur temën që e ndihmojë gjatë fushatës zgjedhore.
“Nga tash e tutje, Amerika do të jetë e para, në rregull?”, ka thënë ai.

Trump gjithashtu iu ka referuar një sulmi që ka ndodhur gjatë javës në një konvikt në Universitetin Shtetëror të Ohios në Columbus, sulmi kryer nga një imigrant i natyralizuar me origjinë nga Somalia.
Me qëllim që SHBA-ja të mbahet e sigurt nga sulme të tjera, Trump ka thënë se ai do të pezullojë imigracionin “nga rajone ku procesimi nuk mund të kryhet i sigurt”, përfshirë edhe disa vende të Lindjes së Mesme.

“Njerëzit po vijnë me të madhe nga rajone të Lindjes së Mesme. Ne nuk e kemi idenë se kush janë ata, nga vijnë, çfarë mendojnë, ndërsa ne do i japim fund kësaj”, ka thënë ai.
Dje, ai ka udhëtuar edhe në Indiana ku një prodhues i klimave ka vendosur të mbajë 1 mijë vende pune në SHBA, në vend se të largojë ato për në Meksikë.
Trump e ka kritikuar kompaninë në fjalë gjatë fushatës parazgjedhore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...