1 Dhjetor 2016 - 14:09
Në intervistën e fundit të dhënë për “Rolling Stone”, Obama e përshkruan situatën aktuale në SHBA të paqëndrueshme, me disa shtete që e kanë legalizuar vetëm për qëllime terapeutike marijuanën, të tjera që e kanë dekriminalizuar vetëm për përdorim krijues e disa që vazhdojnë ta ndalojnë atë, transmeton tch.
“Kam qenë gjithnjë i bindur se duhet shkurajuar abuzimi me çdo lloj substance dhe nuk jam dikush që beson se legalizimi do të ishte zgjidhja. Mënyra më inteligjente është ta trajtojmë përdorimin e marihuanës si çështje të shëndetit publik ashtu siç bëjmë me cigaret dhe pijet alkoolike”, tha Obama.
Një opinion të ngjashëm Obama e kishte shprehur edhe më parë, por në intervistën e fundit ai kujtoi se ndryshimi i ligjeve federale mbi marihuanën nuk është një akt që një president mund të bëjë i vetëm. Sipas tij, klasifikimi i këtyre substancave bëhet në mënyrë legjislative ose përmes Drug Enforcement Administration, agjencia federale që merret me rregullat mbi substancat narkotike.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...