1 Dhjetor 2016 - 10:37
Presidenti i ri amerikan Donald Trump ka vazhduar formimin e Qeverisë duke emëruar për ministër të Financave Steven Mnuchin, bankier i Wall Street dhe ish – drejtor afarist i bankës Goldman Sachs.
Vetë Steven Mnuchin e kumtuar lajmin për këtë emërim, por ky vendim ende është shpallur zyrtarisht.
Ai ka qenë në shoqëri me Wilbur Rossin, investitor tjetër në Wall Street që është emëruar ministër i Tregtisë, transmeton Koha.net.
As Mnuchin (53), as Ross (79) nuk kanë përvojë politike, por ka disa vite që ata e përkrahin Trumpin.
Mnuchin ka qenë financuesi kryesor i fushatës presidenciale të Trumpit, njofton Reuters.
Mediet amerikane Rossin e quajnë”mbret falimentimi”" për shkak të përfitimit nga firmat që kanë qenë në grahmë. Ka bashkëpunuar me Trumpin në vitin 1980 kur disa kazino të tij kishin rënë në krizë .
Emërimi i tyre anëtarë të administratës së Trumpit ka shkaktuar reagime pozitive në qarqet afariste dhe ai është vlerësuar “kthim” i Wall Streetit dhe mundësi e ndikimit pozitiv në ekonominë amerikane, përcjell aljazeera.
Dy ministrat ngarkohen me zbatimin e politikës ekonomike të presidentit të ri i cili ka premtuar se do të shqyrtojë marrëveshjet për Tregtinë e Lirë dhe do të ruajë vendet e punës në industrinë e SHBA-së.
Trump dëshiron të zvogëlojë tatimin e ndërmarrjeve dhe të amvisërive me të ardhurat më të mëdha për të nxitur konsumin, investimin dhe shtimin.
Por, presidenti i ri ende po hamendet rreth zgjidhjes së bashkëpunëtorëve në vendet tjera strategjike – në Punë të Jashtme dhe Mbrojtje.
Duket se Trump për zgjedhjen e shefit të diplomacisë po hamendet ndërmjet republikanit të moderuar Mitt Romney, shefit të ndërruar të CIA-s David Petraeus, senatorit republikan me autoritet Bob Corker dhe ish – prefektin energjik të New Yorkut Rudolph Giuliani.
Romney, i cili kohë më parë Trumpin e kishte quajtur “sharlatan”, të martën me të kishte kaluar një “mbrëmje të mrekullueshme”, siç ka thënë, n një restorant të njohur francez në New York.
"Trump është njeri që na duhet për të na dërguar në të ardhmen më të mirë", ka thënë Romney.
Gjatë kësaj jave nuk priten emërime të reja.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...