Një zgjidhje për Qipron shumë pranë

1 Dhjetor 2016 - 09:35      

Nikozia, 1 dhjetor – Drejtuesit qipriotë mund të tejkalojnë mosmarrëveshjet e tyre në negociatat për paqe duke treguar fleksibilitet, konfirmoi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, gjatë një vizite në ishullin e ndarë të Mesdheut.

“Përshëndes progreset e realizuara këto muajt e fundit, kurajon dhe vendosmërinë që kanë shfaqur dy palët”, deklaroi Johnson pasi u takua me drejtuesit turk dhe grek.

“Jam i bindur se me më shumë fleksibilitet dhe kreativitet nga dy krahët, një zgjidhje mund të gjendet”, theksoi kreu i diplomacisë britanike për gazetarët.

Vizita e Johnson u zhvillua disa pas mbajtjes në Zvicër të negociatave për paqe mes drejtuesve qipriotë, Nicos Anastasiades dhe Mustafa Akinci, që rezultuan një dështim pas kishin ngjallur shpresa të mëdha. .

Përveç të tjerave, Johnson konfirmoi se angazhimi i Britanisë së Madhe për Qipron mbetet solid.

”Nëse Britania e Madhe ka zgjedhur të largohet nga Bashkimi Evropian në planin institucional, ne nuk do ta braktisim në asnjë rast Evropën”, nënvizoi ai.

Qipro është ndarë që prej pushtimit në vitin 1974 nga ushtria turke nga pjesa veriore e ishullit në reagim të grushtit të shtetit që parashikonte marrjen e vendit nga Greqia.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...