Parlamenti kolumbian miratoi marrëveshjen e re me grupin rebel FARC

1 Dhjetor 2016 - 09:19      

Bogota, 1 dhjetor – Dhoma e Përfaqësuesve e Kolumbisë miratoi dje në mbrëmje vonë një marrëveshje të rishikuar të paqes me grupin gueril FARC, duke i dhënë fund një konflikt që ka zgjatur më shumë se 50 vjet, njoftoi legjislatura e vendit në Twitter.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi marrëveshjen e rishikuar mbrëmë në një votim me 130 vota pro, asnjë abstenim dhe kundër, që erdhi si pasojë e një votim unanim në Senat më herët gjatë ditës.

Marrëveshja përcakton një afat kohor gjatë të cilit 5 800 luftëtarë të FARC-t do të çmobilizohen ushtarakisht, në një proces të mbikëqyrur nga OKB-ja.

Presidenti kolumbian, Juan Manuel dos Santos deklaroi se luftëtarët duhet të fillojnë të zhvendosen brenda pesë ditëve, nga dita e sotme, dhe çarmatimi do të fillojë për 30 ditë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...