Xhamitë në SHBA marrin mesazhe kërcënuese

1 Dhjetor 2016 - 08:19      

Xhamitë në Kaliforni, Ohiao dhe disa shtete të tjera të SHBA-së kanë raportuar se kanë marrë mesazhe që kërkojnë nga myslimanët të largohen nga vendi ose do të përballen me gjenocid.

Policia tha se mesazhet e marra nga shtetet janë të gjitha fotokopje e një letre të shkruar me dorë, e cila u drejtohet “fëmijëve të djallit”.

Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike, një grup i madh për liritë civile në SHBA, ka kërkuar nga FBI që t’i hetojë rastet.

Por, FBI ka thënë se kërcënimet, “edhe pse nxitëse dhe të tmerrshme”, nuk paraqesin paralajmërim të veçantë, të mjaftueshëm për t’u hetuar në këtë pikë, transmeton rel.

Në mesin e gjërave të tjera, në letra thuhet se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, do t’iu bëjë myslimanëve atë që u ka bërë Hitleri hebrenjve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...