Piloti djalë vdiq si piloti baba, në aksidentin ajror

30 Nëntor 2016 - 21:51      

Drejtuesi i aeroplanit të e rrëzuar në Kolumbi, pati fatin ose fatkeqësinë e babait të vet.

Mediet njoftojnë se babai i pilotit të ndjerë, Miguel Alejandro Quiroga Murakami, Orlando Quiroga kishte vdekur po ashtu në aksidentin ajror, gjatë rrëzimit të avionit që ai e drejtonte mbi Bolivi, transmeton Koha.net.
Piloti që vdiq pardje, nuk e kishte njohur kurrë babanë e vet, pasi Miguel kishte pasur vetëm një vit kur vdiq Orlando.
Dhe i biri, duke u rritur, kishte vendosur të shkonte gjurmëve të babait, të bëhej pilot. Dhe u bë.

Dhe për fatin e vet të keq, ai ndoqi të gjitha gjurmët babait të vet, vdiq edhe vetë në aksidentin ajro.
Piloti djalë Miguel Alejandro Quiroga Murakami ishte 54 vjeçar, ndërsa piloti baba kur vdiq ishte 53 vjeçar.
Rastësi tragjike, pa dyshim.

Në ndërkohë po spekulohet rreth shkaqeve të rrëzimit ë avionit.
Thuhet se, sipas të gjitha gjasave, avioni kishte mbetur pa karburant para se të rrëzohej.

“Nuk ka karburant, nuk punojnë radarët, asgjë nuk punon, po rrëzohemi në tokë”, thuhet të jetë dhënë alarmi nga kabina e pilotëve.

Por, ka zëra edhe se piloti kishte derdhur qëllimisht karburantin që të evitonte shpërthimin e fluturakes në qiell.
Hetuesit po vazhdojnë t’i gjejnë shkaqet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...